Të paktën 14 persona u vranë të dielën e kaluar në provincën Ituri, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, kur persona të armatosur sulmuan besimtarët që luteshin në një kishë, u raportua sot.
Koalicioni për Zhvillimin e Kongos (CODECO), një nga disa grupe paraushtarake që vepronin në rajon, ishte përgjegjës për sulmin, sipas komandantit të qarkut Jugou, Rafin Mapela dhe një udhëheqësi lokal, Dietone Llosa.
Sipas këtyre dy burimeve, 9 civilë janë vrarë, 4 nga sulmuesit dhe një ushtar.
CODECO pretendon të mbrojë interesat e fermerëve Ledu, të cilët prej shumë vitesh janë në konflikt me blegtorët Hema. Bastisjet e grupit kanë përkeqësuar një krizë humanitare të gjatë në provincën Ituri, ku rreth 3 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë për të mbijetuar, sipas OKB-së