Personat që janë tepër të interesuar pas horoskopit kanë një tendencë për të qenë më nacisistë dhe më pak inteligjentë, siç tregohet në studimin e kryer nga psikologët në Lund University.

Këta psikologë nisën analizimin e më tepër se 250 persona rreth besimit të tyre në astrologji dhe profileve të tyre të personalitetit. Ata zbuluan në përfundim se personat që besonin më tepër ishin më nacisistët, ndërkohë që kishin një inteligjencë të ulët.

Megjithatë ato zbuluan se besimi në horoskop ishte i lidhur me tiparet e pajtueshmërisë dhe ekstroversionit. Nacisistët mund të jenë më besues ndaj horoskopit pasi ato janë më tepër “rezistentë ndaj fakteve” dhe besojnë se inkuadrimi pozitiv i përshtatet “madhështisë” së tyre, u shpreh ekipi i studiuesve.

Popullariteti i astrologjisë ka filluar të rritet shumë gjatë kohëve të fundit, dhe pse nuk ka një bazë shkencore. Nuk është e qartë se pse kjo praktikë e vjetër e studimit të pozicioneve dhe lëvizjeve të trupave qiellor që ndikon në sjelljen e njerëzve po arrin sërish nivele të larta interesi.” thanë studiuesit.

Studimet e mëparshme sugjeronin se njerëzit besonin më tepër në astrologji gjatë kohëve të krizave personale. Aktualisht ne jemi të rrethuar nga faktorë shumë stresues si pandemia e COVID-19 apo ngrohja klimatike.