Peru ka më shumë se dyfishuar numrin e vdekjeve të Covid pas një rishikimi, duke e bërë atë vendin me normën më të lartë të vdekjes në botë për frymë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Numri zyrtar i të vdekurve tani qëndron në më shumë se 180,000, nga 69,342. Kryeministrja Violeta Bermudez u tha gazetarëve se numri u ngrit nën këshillën e ekspertëve peruanë dhe ndërkombëtarë.

Kjo ishte në përputhje me të ashtuquajturat shifra të vdekjeve të tepërta. Vdekjet e tepërta janë një masë e asaj se sa më shumë njerëz po vdesin nga sa pritej bazuar në vitet e mëparshme.

“Ne mendojmë se është detyra jonë të bëjmë publike këtë informacion të azhurnuar,” tha zonja Bermudez.

Peruja ka qenë një nga vendet më të goditura në Amerikën Latine, duke rezultuar në një sistem të kujdesit shëndetësor të tejzgjatur dhe mungesë të rezervuarëve të oksigjenit.

Presidenti i Federatës Mjekësore Peruane, Godofredo Talavera, tha se numri i rritur nuk ishte një befasi.

“Nuk ka pasur mbështetje të qeverisë me oksigjen, me shtretër të kujdesit intensiv. Ne nuk kemi vaksina të mjaftueshme për momentin. Linja e parë e kujdesit nuk është riaktivizuar. E gjithë kjo na bën vendin e parë në botë në vdekshmëri,” ai tha

Numri zyrtar i vdekjeve të Covid tani qëndron në 180,764, një rritje e madhe në shifrën e mëparshme zyrtare prej 69,342.

Për krahasim, Kolumbia fqinje ka regjistruar 88,282 vdekje dhe Bolivia ka raportuar më shumë se 14,000, ndërsa Brazili ka një nga numrat më të lartë të vdekjeve në botë me më shumë se 460,000.

Por Peru tani ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë në lidhje me madhësinë e popullsisë së saj, sipas të dhënave të Johns Hopkins.

Hungaria më parë kishte numrin më të keq të vdekjeve për frymë me rreth 300 për 100,000 njerëz. Tani Peru qëndron në më shumë se 500 vdekje Covid për 100,000 njerëz.