Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi kishte përvetësuar para përmes mashtrimit.

I.M., banues në Tiranë përmes mandateve të falsifikuara kishte marrë para prej biznesmenëve të ndryshëm në Tiranë.

Pas kallëzimeve të depozituara policia organizoi dhe finalizoi operacionin “Mandati”.

Përveç arrestimi të I.M. u bë e mundur dhe sekuestrimi i mandateve të cilat ai i përdorte për skemën e mashtrimit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Mandati”.

Përvetësoi shuma të ndryshme parash, nëpërmjet mashtrimit, me dokumente të dyshuara të falsikuara, vihet në pranga 54-vjeçari.

Sekuestrohen dokumente (mandate) të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që i kryejnë ato, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, bazuar në kallëzimet e depozituara për një shtetas që me anë të mashtrimit kishte përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga disa subjekte, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mandati”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit I. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim.

Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, duke paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara, ka përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente (mandate), të cilat 54-vjeçari i përdorte për skemën e mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.