Zhbllokohet pas rreth 5 orësh situata në Qafën e Murrizit.

Pas ndërhyrjes me tre borëpastruese dhe kriposjes së rrugës, autokolona u zhbllokua. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të vendosin gomat e dimrit dhe të përdorin zinxhirët.

Kujtojmë rruga ka qenë bllokuar prej orës 14:30 dhe të bllokuara mbetën rreth 200 makina.

Falë punës së 3 borëpastrueses dhe kriposjes së aksit është bërë i mundur lirimi i tij.r.t/abcnews.al