Erkand Qerimaj është shpallur kampion Europe në peshëngritje, stili i shkëputjes.
Kampionati europian po mbahet në Shqipëri dhe Qerimaj na bën kështu krenar pas arritjes së Evangjeli Velit, e cila gjithashtu u shpall kampione në stilin e shkëputjes para dy ditësh.
Të gjitha shpresat ishin te peshëngritësi shqiptar, i cili na ka bërë krenarë dhe më parë. Tashmë mbetet të gëzojmë suksesin e tij dhe të urojmë sa më shumë medalje në të ardhmen.