Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, u ka dhënë çmime shtetërore agjentëve lokalë të KGB-së, pas një operacioni për të shpëtuar shoferët bjellorusë të kamionëve të bllokuar në Ukrainë që kur Rusia e pushtoi atë në shkurt.

Lukashenko tha pasi filloi i ashtuquajturi “operacion special” i Rusisë, disa dhjetëra shoferë u bënë “peng të situatës” dhe duhej të ktheheshin në shtëpi nga shërbimet bjelloruse të sigurisë. Ai tha gjithashtu se dy nga shoferët u vranë.

Ju jam mirënjohës për operacionin e kryer nga ju për të çliruar njerëzit tanë, praktikisht nga robëria”, tha Lukashenko. Si aleat i Vladimir Putinit, ai mbrojtur pushtimin e Rusisë ndaj Ukrainës.

“Komiteti i Sigurimit të Shtetit u urdhërua të përgatiste këtë ngjarje dhe të lironte njerëzit tanë. Me pjesëmarrjen tuaj të drejtpërdrejtë, nën drejtimin tuaj, ky operacion u krye pa asnjë të shtënë”, vijoi ai. Më 7 prill, Lukashenko njoftoi se kishte kryer një operacion special në territorin e Ukrainës “për të çliruar bjellorusët”.