Ylli i SNL (Saturday Night Live) Pete Davidson tregoi live në televizion se do të fluturonte në hapësirë, mirëpo shumë njerëz nuk e besuan atë. Tashmë Blue Origin sapo ka konfirmuar se cilët do të jenë anëtarët e ekipit që do të fluturojë drejt hapësirës me raketën New Shepard, dhe në këtë listë gjendet dhe emri i aktorit.
Kjo do të jetë hera e 4-t për Blue Shepard që do të dërgojë një ekip me persona drejt hapësirës dhe do t’i rikthejë sërisht në Tokë. Bashkë me Davidson në udhëtimin e datës 23 mars do të jenë të pranishëm Marty Allen, çifti Marc dhe Sharon Hagle, Jim Kitchen dhe George Nield. Ndryshimi midis Pete Davidson dhe personave të tjerë në këtë ekip është se ai do të jetë “i ftuar nderi”, ndërkohë që të tjerët kanë paguar për një biletë të tillë.
Për të çuar pasagjerët në hapësirë, Blue Origin lançon ekipin brenda një kapsule që ndodhet në pjesën e sipërme të raketës New Shepard. Raketa fluturon deri në lartësinë mbi 96.5 km mbi sipërfaqjen e Tokës, dhe ekipi përjeton disa minuta pa gravitet. Më pas kapsula ndahet nga raketa, dhe të dyja rikthehen në Tokë.