Presidenti ukrainas Voldymyrr Zelenskyy po i drejtohet parlamentit kanadez këtë pasdite.

Përpara se të ishte në gjendje të fliste, Zelenskyy mori duartrokitje të vazhdueshme nga të gjithë të pranishmit.

Lideri ukrainas e filloi fjalimin e tij emocionues duke iu drejtuar personalisht kryeministrit kanadez, duke thënë: “Justin, a mund ta imagjinosh?”

Ai tha: “A mund ta imagjinoni që çdo ditë të merrni memorandume që tregojnë numrin e viktimave, përfshirë gratë dhe fëmijët?

“Keni dëgjuar për bombardimet, aktualisht kemi 97 fëmijë që kanë vdekur gjatë kësaj lufte. A mund ta imagjinoni? Kulla e famshme CN në Toronto, nëse do të ishte goditur nga bombat ruse?

“Sigurisht që nuk ia dëshiroj këtë askujt, por ky është realiteti ynë”.