Gjashtë zyrtarë të Bashkisë së Tropojës janë në pezulluar nga detyra pasi dyshohet se kanë abuzuar me tenderin për rikosntruksionin e pesë akseve rrugore.
Në kuadër të operacionit të koduar “Tenderi” është caktuar masa detyrim paraqitje në policinë gjyqësore për për 6 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë, përkatësisht: H. I., 64 vjeç, K. B., 64 vjeç, B. B., 63 vjeç, P. R., 54 vjeç, Sh. D., 25 vjeç dhe M. V., 64 vjeç.
Nga hetimet e kryera janë evidentuar veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të anëtarëve të Njësisë së Prokurorimit (NJP) dhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), lidhur me procedurën e prokurorimit me objekt “Rikonstruksioni i 5 segmenteve rrugore, në fshatrat Gri, Bujan dhe Cërrnicë.
Operacioni “Tenderi”- Ekzekutohen masat “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për 6 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tenderi”, nga specialistët për Hetimin e Krimin Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë, u bë ekzekutimi i masave “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:
H. I., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë anëtar i Njësisë së Prokurimit, në bashkinë Tropojë;
K. B., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Njësisë së Prokurorimit, në bashkinë Tropojë;
B. B., 63 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;
P. R., 54 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;
Sh. D., 25 vjeç, banues në Begaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;
M. V., 64 vjeç, banues në Bujan, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë.
Nga hetimet e kryera janë evidentuar veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të anëtarëve të Njësisë së Prokurorimit (NJP) dhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), lidhur me procedurën e prokurorimit me objekt “Rikonstruksioni i 5 segmenteve rrugore, në fshatrat Gri, Bujan dhe Cërrnicë.