Drejtoresha e një gjimnazi në Pogradec është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet  e nxënësve.

Valentina Meçe, 48-vjeçe,  drejtoreshë në gjimnazin e  e shkollës së mesme Çërravë, është pezulluar nga detyra si dhe i është caktuar masa “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, pasi dyshohet për falsifikim dokumentesh.

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shtetasen V. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, me detyrë drejtoreshë e shkollës së mesme Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente të nxënësve të kësaj shkolle.