Jetmir Madani, 39 vjeç u arrestua nga policia e Tiranës pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri dhe lëndë narkotike me vete.
Sipas njoftimit të bluve, u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, lëvizte një shtetas i armatosur, policia organizoi punën dhe finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ekol”
Arresti i i Madanit, banues në Tiranë u bë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al.