Ka humbur jetën foshnja 17-muajshe e cila gabimisht më datën 20 gusht piu metadonin që përdorte daja i saj.
E mitura ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Tiranës.
Ditën e diel ajo u nis me helikopter nga Spitali i Sarandës, për të marrë një ndihmë të specializuar.
Sipas burimeve, dyshohet se vajza kishte konsumuar metadonin, të cilin përdorte daja i saj.
Mësohet se nëna e vajzës ishte nga Delvina, ndërsa i ati, një shtetas italian.