Një 42 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit I cili akuzohet për zjarrëënie.

Sipas policisë mësohet se 42 vjeçari  i arrestuar ndezi zjarr për të djegur barishte në tokën e tij, zjarri doli nga kontrolli dhe për pasojë u dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit Levan.

Ky shtetas, me qëllim djegien e barishteve në tokën e tij, ka ndezur zjarr dhe për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.

Theksojmë, falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe ngazhimit maksimal, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e veprimtarive kriminale të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, gjatë këtij sezoni, janë vënë në pranga 4 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas dhe 1 është shpallur në kërkim.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al