SHKODËR- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja është regjistruar në një lokal në afërsi të ish-sanatoriumit në Shkodër. Paraprakisht dyshohet se është plagosur me armë zjarri, por vetë personi, nuk ka dhënë asnjë sqarim për grupin hetimor. Ai ka marrë plagë në shpatull.

Burime spitalore konfirmojnë se i plagosuri është futur në sallë të operacionit. Grupi hetimor po punon për të hedhur dritë mbi shkaqet e ngjarjes./ n.m. abcnews.al