Isak Vata pas një konflikti me 31-vjeçarin me inicialet B.M, e ka plagosur këtë të fundit me biçak.

31-vjeçari ka shkuar në urgjencën e e spitalit rajonal të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia vijon puna për kapjen e Vatës.

Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B. M., 31 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz, Durrës, pasi dyshohet se është dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), nga shtetasi I. V., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre dy shtetasve.

31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit I. V.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.