Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 21:10, në lagjen nr.1, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. T., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës, në zonën e qafës, shtetasin L. P., rreth 36 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Dh. T, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shtetasi L. P, aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.