Një punonjës i Gardës së Republikës është plagosur në Durrës. Mësohet se 29 vjeçari me inicialet M.G është vetëplagosur në këmbë gabimisht me armën e shërbimit.
Punonjësi është paraqitur në spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë mjekim dhe raportohet se gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Plotë:
Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.