Policia ka reaguar pas plagosjes së kreut të bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pranë bashkisë ndërsa autori Orgest Xhelili është arrestuar nga uniformat blu.

Policia thotë se Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmend Bullari ndodhen në spital, por nuk jep detaje se si është gjendja e tyre shëndetësore.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, se përse Xhelili, një ish punonjës i Bashkisë Divjakë do të plagoste me thikë ish eprorin e tij.

Njoftimi i policise:

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi O. Xh., 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin F. K., me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin G. B., 45 vjeç. Të  dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.

Falë veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi O. Xh., si autor i dyshuar i plagosjes.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.