Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30.

Ai ka thënë se i plagosuri është dërguar për mjekim dhe se aktualisht hetuesit policorë kanë nisur hetimet për identifikimin e personit të dyshuar dhe për të sqaruar rrethanat që lidhen me rastin.

“Sot rreth  orës 12:30, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.  Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Borovci.

Top Channel