Një plagosje është regjistruar këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës.

Burime për Fax News konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në Bërdicë.

Policia është në vendngjarje. Motivet e plagosjes janë të paqarta.

Njoftimi i Policisë: 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.