Nga burimet bëhet me dije se një plagosje me thikë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur, teksa janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Mbeten ende të paqarta arsyet e kësaj plagosjeje, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.
Nga informacionet paraprake dyshohet për një grindje të çastit në rrugë. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Loro Boriçi”.