Një raportim i ri nga Korea tregon se planet e Apple për të përfshirë një lente periscope në linjën e smartphone-ve në 2023 kanë hasur një pengesë. Samsung përdor aktualisht teknologjinë më të sofistikuar të këtyre lenteve, dhe Apple dëshiron ta përdorë këtë teknologji, por janë shfaqur probleme me patentimin për shkak se kompania kërkon të përfshijë një sistem tjetër të stabilizimit të imazhit.

Lentet periscope lejojnë zmadhimin optik pa patur nevojë për një lente që del jashtë smartphone-it. Ka disa mënyra të ndryshme për të dizenjuar dhe strukturuar një lente periscope, sidomos kur vjen puna në mënyrën se si kjo lente lëviz për të zmadhuar pamjen. The Elec shpjegon se Samsung ka zhvilluar sistemin më të mirë të mundshëm, dhe kjo është arsyeja se përse Apple kërkon ta përdorë atë.

Apple testoi modulin e stabilizimit të imazhit nga Jahwa Electronics gjatë pjesës së parë të viti. Ky është një ndër produktet kryesore të Jahwa, i cili e kombinon atë me një sensor dhe një bord për të kompletuar modulin e kameras. Problemi i vetëm qëndron në faktin se Jahwa e zhvilloi këtë modul në bashkëpunim me Samsung, dhe në këtë mënyrë u ngritën shqetësimet se ai nuk do të jetë në gjendje të furnizojë Apple me këto produkte.

Për të shmangur këto probleme, Apple mund të bëjë disa ndryshime në dizajn për të shmangur përdorimin e teknologjisë së patentuar.