Një 32-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë nga policisë për “Plagosja e lehtë me dashje”. Ajo akuzohet se ka dhunuar shtetasen E. S., 36 vjeçe. Policia bën me dije se vajzat janë banuese në Karbunarë, Lushnjë. Ndërkohë blutë nuk bëjnë me dije asnjë motiv të sherrit mes tyre.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasen E. Z., 32 vjeçe, banuese në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases E. S., 36 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.