Një incident ka ndodhur ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në Kosovë.
Në debat e sipër deputetja Ganimete Musliu ka hedhur ujë në drejtim të ministrit të bujqësisë Faton Peci. Ky veprim i deputetes erdhi pas akuzave që ministri Peci bëri në drejtim të saj.
“Ti përfaqëson me gjuhën e përfaqëson krimin. Ajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo po bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thënë Peçi.
Ndërsa kjo e fundit e ka quajtur “rrugaç” dhe është larguar, por ministri Peçi dëgjohet teksa i thotë “je shumë e kulturuar”.