Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp ku ndër të tjera ka sulmuar mazhorancën për ligjin e miratuar dje për “Investimet Strategjike”.

Sipas Lulzim Bashës, ky ligj favorizon  Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian  Gjiknuri, për të pastruar paratë e tij ne Jale, që i ka krijuar me anë të korrupsionit gjithë këto vite në pushtet.

Edhe më herët, Partia Demokratike ka zbuluar dhe ka denoncuar favorizimin që i bën ky ligj, Damian Gjiknurit, i cili brenda 24 orëve arriti t’i jepte me anë të dokumentave tokë në bregdet kushërinjve të tij, me anë të influencës që ka për shkak të pozicionit të lartë drejtues.

Basha paralajëmroi ditën e sotme, se janë dhe persona të tjerë të përfshirë si përfitues në këtë ligj, të cilët njëjtë si Damian Gjiknjri duan të pastrojnë paratë e korrupsionit nëpërmjet ligjit për Investimet Strategjike, por në ditën në vijim PD do t’i publikojë emrat e tyre.

“Përmes departamenteve tona, duke filluar nga ai antikorrupsion, ne do fillojmë transparencën e plotë të përfituesve të vërtetë dhe oligarkëve që përfitojnë nga ky korrupsion. Kemi denoncuar Damian Gjiknurin, në Radhimë, apo në Jalë. Më falni në Jalë, ku po grabiten pronat e pronarëve për të ndërtuar dhe pastruar paratë e korupsionit. Po shtohen territoret e grabituara të pronarëve në Palasë, të ashtëquajtuara investime strategjike. Pra as oligarkët, as mediat që mund të financohen prej tyre, as Edi Rama dhe as Sali Berisha nuk do të na shpërqëndrojnë nga beteja jonë kundër korrupsionit, armikut të mirëqënies shqiptare“, deklaroi Basha.