Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike e cila u mbajt gjatë pasdites së djeshme, u vendos hapja e procesit të zgjedhjeve, përfshirë atëtë kryetarit në datën 29 korrik 2023.

Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime, ndërkohë që debatet kanë qenë të forta, për shkak se pjesa më e madhe e deputetëve kërkonin një organizim ndryshe të partisë.

Mbledhja e mbajtur ditën e martë e cila nisi rreth orës 18:00 pasdite e përfundoi pas mesnatës është shoqëruar me tensione të larta, me sharje dhe ofendime ndaj deputeteve.

Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja.

Gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë sharë dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahet mbledhja.

Madje ne momentet kur deputetet po largoheshin, ka pasur një moment përplasje që për pak precipitoi ne dhune fizike ndaj deputetëve.

Gjatë tensioneve mes mbështetësve te Bashës dhe deputetëve që u larguan nga mbledhja, janë sulmuar dhe ofenduar edhe gazetarët.

Në mbledhjen e djeshme, deputetja Jorida Tabaku, në cilësinë e nënkryetares së partisë, refuzoi të drejtën për të drejtuar këtë forcë politike deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. 

Tabaku tha se nuk mund të prevalojnë interesat personale mbi ato të PD-së, ndërkohë që data e zgjedhjeve e vendosur për në 29 Korrik duket se i hap plotësisht rrugën rikthimit të Lulzim Bashës.

Ky i fundit prej disa javësh ka nisur takimet me mbështetësit e PD-së në qytete të ndryshme të vendit, ku ka shpalosur dhe platformën e tij për hapjen e partisë, Vetingun e politikanëve, si dhe kufizimin e mandateve për kryetarin./faxweb.al