Një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka zbuluar se punonjësit e drejtësisë janë paguar gabimisht më pak prej vitesh, dhe detyron të gjitha institucionet të kompensojnë stafin. Kjo barrë financiare ka vënë në vështirësi edhe Prokurorinë e Përgjithshme, e cila i kërkoi ndihmë Kuvendit sepse në dyert e saj ka trokitur përmbarimi.

“Pas një vendimi të GJ. Kushtetuese që ka ndryshuar koeficientin e pagave, ne u kemi 17.6 mln euro borxh prokurorëve dhe oficerëve paga të prapambetura. Situatë alarmante. Do të na bllokojë përmbarimi. Financat s na përgjigjen. Na ndihmoni”, theksoi Çela.

Kuvendi u angazhua të ndërhyjë pranë qeverisë për zgjidhjen e situatë, por ju tha se duhet të prisnin rishikimin e buxhetit të shtetit.

Shqetësimin Olsian Çela e dha teksa raportonte në Komisionin e Ligjeve mbi tendencat e kriminalitetin për vitin që lamë pas.

“Koeficienti i kriminalitetit, Berati më i pastër, më i lartë Gjirokastra. Shkodra kriminalizohet më shumë, tendenca rritëse 10 %”,  shtoi ai.

Kryeprokurori raportoi përgjysmim e rasteve penale të lidhura me drogën dhe dyfishimin e atyre të korrupsionit.

“Bie me 50 % trafikimi i narkotikës, ulje Shkodra, Vlora, Kruja. 114 % rritje të proceduarit për korrupsion”, tha ai

Vetëm 2% e atyre që u merren në procedim gjatë vitit që lamë pas, dolën të pafajshëm.