Dy vëllezër nga Tropoja janë sarrestuar pasi kanë dhunuar me sende të forta dhe më pas kanë kërcënuar me jetë një banor të fshatit Lekbibaj.

Dy vëllezërit e arrestuar janë me inicialet B. Gj., 34 vjeç, P. GJ., 42 vjeç, banues në Fierzë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plote:

Tropojë

Kanosën dhe goditën me sende të forta një shtetas, vihen në pranga dy shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit,

B. Gj., 34 vjeç, P. GJ., 42 vjeç, (vëllezër), banues në Fierzë.

Në fshatin Gri, këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë kanosur me jetë dhe goditur me sende të forta, shtetasin N. M., banues në fshatin Lekbibaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim