Tre persona kanë mbetur të plagosur në Ksamil këtë të martë, pas një sherri me sende të forta mes dy grupeve.
Korespondentja e Panorama bën me dije se të plagosurit janë pjesëtarë të së njëjtës familje, me mbiemër Ahmeti.
Ata janë konfliktuar me disa persona të tjerë.
Tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e Sarandës, por më pas njëri prej tyre është nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje më kritike.
Policia ka nisur hetimet dhe ka identifikuar autorët.