Nxënësit e gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë të Kosovës kanë bojkotuar sot mësimin, ndërsa kanë protestuar pas dyshimeve për një rast të ngacmimit seksual në këtë shkollë. Policia e Kosovës një ditë më parë ka njoftuar se ka arrestuar zëvendësdrejtorin e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka thënë për ‘Telefgrafi’ se, rastin në Polici e ka raportuar babai i saj.

Në stacionin policor Malishevë më datë 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar një rast të sulmit seksual që kishte ndodhur ndaj vajzës së tij të mitur. Sipas ankuesit rasti kishte ndodhur më datë 16.12.2021 në ambientet e Gjimnazit ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë, ku vajza e tij vijon mësimet si nxënëse e kësaj shkolle”, tha ai.

Gjurkaj ka thënë se rasti ka ndodhur në njërën prej tualeteve të shkollës.

“Ngacmimi seksual dyshohet të jetë bërë nga ana e personit i cili në këtë shkollë mban pozitën e zëvendësdrejtorit. Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur në njërën prej tualeteve të kësaj shkolle, kur viktima ishte brenda në tualet dhe aty kishte hyrë edhe i dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”, deklaroi ai, i cili bëri me dije se, me vendim të prokurorit, i dyshuari është lënë në arrest me burg për 48 o