Një incident është regjistruar në seancën e sotme të Kuvendit, në një përballje direkte mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeaj.
Kryetarja e Kuvendit i dha fjalën Alibeajt për të folur, por pak minuta më parë kryeministri Rama kishte përmendur Berishën. Ky i fundit u çua për të replikuar, por gjeti Alibeajn në foltoren të cilin në një farë mënyre e shtyu prej aty.
Alibeaj nuk bëri rezistencë dhe u largua nga foltorja. Pak më vonë, kryetarja Nikolla i tërhoqi vëmendjen Berishës për sjelljen.