Kuvendi ka kaluar pak më parë në pushim për shkak të një incidenti që ndodhi mes ish-kryeministri Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit doli të fliste në foltore por u shty nga Berisha.

Në këto kushte, ish-kryeministri doli jashtë Kuvendit për të folur dhe tregoi se çfarë do t’i thoshte Edi Ramës. “Qëllimi im është rrëzimi i tij sa më shpejt”, tha Berisha, ndërsa për incidentin me Alibeaj tha se ishte keqkuptim. Ai u ndal dhe te ngjarja në Gjermani, ku Rama nuk u lejua të fluturonte me Lufthansan se nuk kishte pranuar të mbante maskë.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Edi Rama ulet jo vetëm si kreu I organizatës krimianle të djegësve por edhe si njeri që eshtë përzënë me dhunë nga avioni. Nga Lufthansa e largoi policia gjermane me kërkesë të punonjësve të shërbimit të avionit, por ju duhet ta dini se në avion policia ndërhyn vetëm në dy rrethana:

– Kur transportohen të burgosur dhe njëra polici ja dorëzon policisë tjetër. Pasagjerët e parë kur dy metroshi nukj kishte hekura në duar. Nuk ishte i burgosur, ata u tmerruan dhe unë këtë do t’ja thosha në parlament.

– Një rast tjetër kur policia ndërhyn në avion, kur ka sinjale se kanë ardhur terroristë. Menduan se kemi të bëjmë me një Abul Al Kasam dhe ngjalli një frikë të tmerrshme te pasagjerët. Këto do t’i thoja unë, por ai ja mbathi. Në vend se të kërkonte ndjesë publike për superskandalin që bëri duke menduar se ishte në Shqipëri, përdori një gjuhë që është e denjë vetëm për atë.

Qëllimi im është rrëzimi i tij sa më shpejt. Ishte një keqkuptim. (flet për incidentin me Alibeajn). Ai më kishte cituar disa herë dhe unë do merresha me çështje madhore dhe jo me çështje personale. Se një kryeministër të nxirret me policë nga avioni