Supersfida Brazil-Argjentina që pritej të luhej mbrëmjen e djeshme në kuadër të kualifikuesve të botërorit “Euro 2022”, u përfshi nga kaosi. Autoritetet shëndetësore braziliane hynë në fushë dhe ndërprenë ndeshjen për shkak se 4 lojtarë argjentinas duhet të ishin në karantinë, pasi kishin fluturuar nga Anglia. FIFA do të vendosë tashmë. Nuk ka një datë të në të cilën mund të luajnë këto dy ekipe.

E pamundur të luhej shpejt në orët e ardhshme. Argjentinasit u larguan nga Brazili, pasi dhe të enjten të luajë kundër Bolivisë. Fjalët e Messit, nga ana sportive, bëjnë me faj Brazilin: “Ne kemi qenë këtu për 3 ditë dhe ata prisnin që loja të fillonte për të na thënë që ne nuk mund të luanim” – u shpreh kapiteni.

Kjo është arsyeja pse hipoteza e parë, ajo e shtyrjes së ndeshjes të pezulluar, është më pak e mundshme. Prandaj po shkohet drejt një humbje në tavolinë për Brazilin, që gjithashtu rrezikon që ndeshjet e mbetura kualifikuese të shtëpisë t’i zhvillojë diku tjetër.

Do të jetë një betejë e ashpër ligjore. Në lojë nuk janë thjesht 3 pikët, fundja Brazili thuajse është kualifikuar, bëhet fjalë për krenari dhe prestigj. Mediat kryesore të dy vendeve hapeshin me titujt: “Brazili kampion botëror i budallenjve” dhe “Argjentinasit nuk respektojnë rregullat”.