Personat e abonuar në PlayStation Plus do të fitojnë akses në 4 lojëra të reja gjatë muajit mars. Ato do të jenë Ark: Survival Evolved (për PS4), Team Sonic Racing (PS4), Ghost of Tsushima: Legends (PS4/PS5) dhe Ghostrunner (PS5). Të 4-ta lojërat do të mund të shkarkohen përmes PS Plus duke filluar nga data 1 mars, tregon Sony.
Ark: Survival Evolved është një lojë survival online tepër e njohur nga Studio Wildcard që zhvillohet në periudhën parahistorike. Kjo lojë u publikua në vitin 2017 për PS4, dhe tashmë një sequel është në zhvillim e sipër (ku do të marrë pjesë dhe Vin Diesel).
Team Sonic Racing ribashkon Sonic the Hedgehog me miqtë e tij (dhe armiqtë) në një garim kompetitiv, siç tregohet dhe në titullin e lojës. Tashmë lojtarët do të mund të krijojnë ekipin e tyre dhe të shpërndajnë power-ups me njëri-tjetrin.
Ghostrunner nga zhvilluesi One More Level është një lojë first-person që kërkon të gjithë preçizionin dhe aftësitë që zakonisht janë të limituara në lojërat 2D dhe i sjell ato në formën first-person në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ghost of Tsushima: Legends është një lojë co-op multiplayer, ku lojtarët mund të zgjedhin midis 3 klasave (Samurai, Hunter, Ronin apo Assassin) apo të luajnë në modalitete të ndryshme ku përfshihen misionet në historinë e lojës, survival mode, apo 2V2.
Të abonuarit në PS Plus mund të shkarkojnë Planet Coaster: Console Edition (për PlayStation 5), Tiny Tina’s Assault on Dragon Keep: A Wonderlands One-Shot Adventure (për PlayStation 4), dhe EA Sports UFC 4 (PS4) deri në datën 28 shkurt.