Jo vetëm në brëndësi të qytetit por gjithashtu edhe përgjatë aksit nacional Elbasan- Librazhd vështirë mos të të bien në sy kontinieret me mbeturina të cilat duken se kanë ditë pa u pastruar . Jo vetëm qytetarët të cilët jetojnë në këto zona të ndotura por gjithashtu edhe drejtuesit e automjeteve nuk ngurojnë të hedhin mbetjet nga dritaret e tyre afër ketyrë kontinierëve pasi sipas tyre e gjithe zona është me mbeturina dhe se sdo përbënte problem hedhja në kete menyrë.
Papërgjeshmëria e tyre zbehet disi nga fakti se këto kontenierë janë të tejmbushur ndaj edhe ata shfajsohen. Banorët e zonës thonë se kjo situatë I shqetëson tej mase pasi është e përsëritur. Jashtë kameras të tjerë qytetar thonë se për ditë me rradhe kontinierët janë plot me mbeturina dhe se përvec pamjes ato ndihen të frikësuar për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve për ta era e keqe dhe papastërtia është bërë e padurueshme dhe kërkojnë një zgjidhje sa më shpejtë të jetë e mundur .