Një 50-vjeçar në Fier është vënë në pranga pasi u filmua duke tërhequr zvarrë një qen që kishte lidhur pas makinës.

Burri me iniciale F. S., banues në Hoxharë e Vjetër është arrestuar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ndërsa tërheq me automjetin tip “Opel Korsa” qenin që për pasojë ka ngordhur.

50-vjeçari u procedua penalisht për keqtrajtim të kafshëve. s.b/abcnews.al/