Në Milano policët rreth orës 3 të natës kanë ndërprerë festën e ditëlindjes së futbollistit Romelu Lukaku, në një hotel të njohur. Përveç bomberit zi kaltër janë identifikuar edhe 23 persona të tjerë, mes të cilëve disa lojtarë të Interit dhe drejtori i restorantit ku është organizuar eventi. Të gjithë pjesëmarrësit do të dënohen për thyerje të rregullave antiCovid.
Së bashku me Lukakun, që festonte 28 vjetorin e ditëlindjes, ishin shokë të skuadrës me të cilët futbollisti është më i lidhur si Ivan Perisic, Achraf Hakimi dhe Ashley Young, katërshja që zakonisht takohet më shpesh mes tyre edhe jashtë fushës së lojës.
Situata aspak e këndshme vë në vështirësi edhe Kompaninë që duhet të vendosë për sanksione për futbollistët e saj. Në prag të ndeshjes me Juventusin që pavarësisht se nuk ka asnjë efekt në klasifikim, ka sigurisht një interes sportiv shumë të madh, mungesa e këtyre futbollistëve do të sillte pakënaqësi.
Në festën që zhvillohej në restorantin dhe hotelin The Square, shumë pranë Sheshit Duomo në Milano, ishin 23 persona në momentin e ndërhyrjes nga policia, e cila është njoftuar pas një telefonate. Sigurisht që dënimi më i madh do të jetë për katër futbollistët e Interit.