Antonio Di Natale ka përjetuar mbrëmjen e kaluar një situatë të tmerrshme. Ish-sulmuesi i Italisë, është grabitur nga pesë persona të armatosur.

44-vjeçari po kthehej në shtëpi bashkë me gruan dhe dy fëmijët, por në një moment ka parë armën përpara fytyrës.

Në kushte të tilla, Di Natale është detyruar t’u dorëzojë një orë me vlerë prej 30 mijë eurosh keqbërësve.

Ata u larguan menjëherë dhe për fat të mirë nuk u lëndua asnjë nga familjarët e ish-kapitenit të Udineses, aktualisht trajner i Carrarese në Serie C.

(E.H/Faxweb.al)