Gjendet një person i mbytur në fshatin Drizë Myrteza Fier.

Burime për Fax News bëjnë me dije se burri që është gjetur i mbytur është Fiqeri Muhameti, rreth 57 vjeç.

Mësohet se ai po lëvizte me biçikletë në fshat dhe ka rënë në kanalin anësor të rrugës.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen.