Po mbahet para Kryeministrisë protesta kundër rritjes së çmimeve në vend.

Kreu i sindikatës së taksistëve Bilbil Cara ka folur mes protestuesve teksa tha se sot ka dalë si qytetarë.

Ndërkohë ai i bëri thirrje Edi Ramës që të lirojë të arrestuarit që kanë protestuar këto dy ditë, për arsye se ata nuk kanë dalë për politikë por për të mirën e vet.

Bilbil Cara: Sot jam si qytetar, si ju që keni nëna e baba, keni frik të hani një kokërr mollë, nuk i japim dot një gotë qumësht, ja ku ka vajt qeveria jonë.

E duam shqipërinë si gjithë Europa, kam një përshëndetje për të gjithë popullin shqiptar, kam kërkesë Edi Rama, liro të arrestuarit, se kanë dalë për të mirën e vet, s’kanë dalë për politikë, nesër të mbushet plot Bulevardi.fax