Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Këlcyrë ku një furgon tip “Opel”, i cili po ndiqej nga policia është përplasur me dy automjete të tjera, ku për pasojë janë plagosur dy emigrant sirianë.
Furgoni transportonte emigrantë të paligjshëm dhe në momentin që po bëheshin tentativa për ta bllokuar, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohej me gjithë automjet dhe është përplasur.
Për pasojë nga përplasja janë dëmtuar 2 sirianë.
Njoftimi i policisë:
Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ” ku shfaqet në rrugë një automjet tip “Opel”, (furgon) i përplasur, ju sqarojmë se:
Në aksin rrugor “Përmet-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Mekami”, Këlcyrë, fugoni tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. H., ka qënë në ndjekje nga strukturat kundër krimit të organizuar të DVP Gjirokastër, pasi dyshohej se transportonte emigrantëve të paligjshëm dhe në momentin që po bëheshin tentativa për ta bllokuar, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohej me gjithë automjet dhe për pasojë ka goditur dy automjete të tjera.
Për pasojë nga përplasja, janë dëmtuar 2 shtetas, emigrantë nga vendet e treta.
Gjatë kontrollit të mjetit shërbimet e policisë kanë konstatuar 22 emigrantë të huaj nga vendet e treta.
Drejtuesi i mjeti sëbashku me emigrantët janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa dy emigrantët e dëmtuar, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës.