Sheshi “Nënë Tereza” është mbushur me simpatizantë të Partisë Demokratike, makina dhe simbolet e PD-së.

Çelja e fushatës do të jetë tani në orën 17:00

Në një prononcim nga sheshi “Nënë Tereza| ku në orën 17:00 pritet që të hapet fushata e PD-së, deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh se shqiptarët presin me padurim 25 prillin.

Partia Demokratike hyn në këto zgjedhje me koalicionin “Aleanca për Ndryshim”

Partia demokratike – Kryetari, Lulzim Basha
Partia republikane – Kryetari, Fatmir Mediu
Partia për drejtësi integrim dhe unitet – Kryetari, Shpëtim Idrizi
Partia lëvizja për zhvillim kombëtar – Kryetari, Dashamir Shehi
Partia bashkimi për të drejtat e njeriut – Kryetari, Vangjel Dule
Partia agrare ambientaliste – Kryetari, Agron Duka
Partia demokristiane – Kryetari, Nard Ndoka
Partia fryma e re demokratike – Kryetari, Sali Shehu
Partia bashkimi liberal demokrat – Kryetari, Arian Starova
Partia balli kombëtar demokrat – Kryetari, Artur Roshi
Partia bashkimi demokrat – Kryetari, Ylber Valteri
Partia mendimi djathtë liberal – Kryetari, Mustafa Lici
Partia lëvizja e legalitetit – Kryetari, Shpëtim Axhami
Partia kristian demokrate – Kryetari, Dhimitër Muslia

Ora news