Është arrestuar në Itali një terrorist i ISIS. Ai u kap teksa po merrte trenin nga aeroporti Fiumicino për në Romë.
Terroristi i ISIS Ilkhomi Sayarakhmonzoda sapo kishte zbritur nga një fluturim nga Holanda.
32-vjeçari, me origjinë nga Taxhikistani, në vitin 2014 shkoi në Siri për të luftuar kundër forcave qeveritare të presidentit Bashar al-Assad.
Ai ishte “anëtar aktiv i organizatës terroriste të quajtur ISIS”.
