Policia në Belgjikë arrestoi katër adoleshentë të dielën, të cilët dyshohet se planifonin një sulm terrorist xhihadist. Katër adoleshentët, njëri 18 vjeç u arrestuan pasi policia bastisi shtëpitë e tyre në kryeqytetin belg të Liezhit, Charleroi dhe Nineveh.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorisë federale të Belgjikës tha për AFP se informacioni në lidhje me sulmin e planifikuar u konsiderua “mjaft shqetësues për të shkaktuar ndërhyrje” nga autoritetet.

Arrestimet e së dielës erdhën si pjesë e një operacioni të policisë belge që monitoronte njerëz që konsideroheshin potencialisht të dhunshëm dhe me lidhje me ekstremizmin islamik.

Autoritetet belge janë në gatishmëri të lartë pas sulmeve të vitit 2016 nga kamikazët që vranë 32 persona me shpërthime në aeroportin e Brukselit dhe metronë e qytetit.

Niveli i alarmit për sulme terroriste në Belgjikë aktualisht është në nivelin 3, që do të thotë se ekziston rreziku serioz i një sulmi dhe se kërcënimet janë të mundshme. Niveli më i lartë, 4, do të thotë se një sulm është i afërt.

/abcnews.al