Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ish deputetja e Partisë Demokratike, ka dalë kundër vendimit të qeverisë për mësimin online për universitet duke e cilësuar si shkelje të ligjit.
“Ligji i Arsimit të Lartë, në nenin 59 përcakton: Format e studimeve në institucionet e arsimit të lartë janë: a) Studime me kohë të plotë, b) Studime me kohë të zgjatur, Pra, Ligji nuk i njeh studimet në distancë (online). Studentët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë periudhës së pandemisë. Pjesa më e madhe e tyre nuk patën asnjë mundësi të ndiqnin studimet online, nuk patën asnjë mbështetje për punësim, asnjë paketë ndihme. Sa antihumane duhet të jetë një qeveri që vetëm 3 ditë para fillimit të vitit akademik t’i mbyllë universitetet? Sa është kosto për çdo familje studenti? Sa studentë nuk do mund të ndjekin dot studimet pasi nuk kanë asnjë mundësi në shtëpitë e tyre?? Është më keq se në diktaturë. Por historia ka treguar që diktaturave fundi u vjen nga të rinjtë”, ka shkruar Vokshi.
Sot nis viti akademik për universitet shqiptare, priten protesta nga ana e studenteve.