Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një tjetër takim të organizuar me nxënësit ekselentë të gjimnazeve të vendit. Gjatë takimit, Rama ka vënë theksin tek rëndësia e kompjuterave dhe e mjeteve teknologjike për të ardhem dhe gjithashtu ka parashtruar një projekt që sipas tij do i shërbejë organizimit të nxënësve nëpër shkolla të vendit.
Ndërsa më tej, kryeministri është munduar që të japë leksion sa i përket pastërtisë dhe ka hedhur disa “akuza” ndaj qytetarëve të cilët ndotin vendin dhe ankohen për mungesën e koshave.
Fjala e kryeministrit Edi Rama:
Kompjuterat ato mrrokllat që i kemi të gjithë nëpër duar janë pjesë e poandashme e jetës së përditshme por nuk dueht të harrojmë atë që është e pamundur të merret nga teknologjia që ka të bëjë me një sërë të anëve të tjera të qenies njerëzore që ka të bëjë me qenien humane, me shqisat me fizikun, me artin me historinë, me ato punë që kompjuterat nuk mund t’I bëjnë kurrë. Në fund të ditës komojuterat nuk mund të bëjnë aq shumë sa njerëzit vetë dinë.Neduam të organizojmë sistem të ri duke krijuar një nivel të parë në shkolla bazuar tek dëshira dhe një nivel të dytë më të kualifikuar bazuar tek përzgjedhja e atyre që janë më të specializuar. Pra do vendoset një fond dhe nëse ka grupe nëpër shkolla të krijuara nga vetë nxënësit, me këtë fond këto klube mund të marrin mbështetje. Por edhe të tjerët të cilët deri më sot nuk janë përfshirë dhe nëse bëjnë një projekt të besueshëm mund të marrin mbështetje. E njëjta gjë për vullnetarizmin, nxënësit duan të kenë certifikata kur të marrin pjesë nëpër vullnetarizma. Madje ka patur dhe propozime që kjo certifikatë të jetë pjesë e hyrjes në universitet, por kjo është shumë vizionare për momentin. Ajo që është e rëndësishme është që kjo certifikatë të sjellë një të mirë ku të paktën të ndikojë për të gjetur punë. Ne duam të bëjmë cmos që bashkë me ju ta shtyjmë sa më përpara agjendën e Shqipërisë së pastër.
Këtu është cudi e madhe, s’ka kosha thonë. Po pse a duhet të ketë kosha në autostradë që ti hedhin letrat nga xhami? Se edhe po të ketë kosh do të vazhdojnë të bëjnë garë kush e fut dhe nuk e fut shishen e birrës në kosh. Ne marrim pjesë në turpërimin e vendit tonë. Bëjmë në shtëpinë tonë atë që kurrën e kurrës nuk do e bënim në shtëpinë e dikujt tjetër. Kurrë nuk kam lexuar që shqiptarët të kenë karateristikë pisëllëkun. Niveli dhe varfëria nuk është arsye për të qenë pis.
(B.V/Faxweb.al)