Home AKTUALITET Po vjen era hit! Dhurata Dora dhe Maître Gims bashkojnë forcat, zbulohen...

Po vjen era hit! Dhurata Dora dhe Maître Gims bashkojnë forcat, zbulohen detajet e bashkëpunimit

19

Dhurata Dora është një emër jo pak i njohur së fundmi edhe në Gjermani, e cila po korr sukses të madh me hitet e saj.

Së fundmi është mësuar se këngëtarja do bashkojë sërish forcat me këngëtarin e njohur ndërkombëtarisht Maitre Gims. Këtë lajmin e ka konfirmuar DJ i artistit francez, i cili ka treguar se kënga titullohet “Comete”. Po ashtu, është mësuar se ky projekt do ketë edhe një videoklip, por nuk ka ende asnjë detaj tjetër.

Kujtojmë se kjo do të jetë hera e dytë që dy artistët bashkojnë forcat, pasi në dhjetor të 2019, ata sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Te quiero”.

Vlen të theksohet se projekti muzikor, i preferuari i të gjithëve është “Zemër” në bashkëpunim me “Soolking”, ndaj edhe mediat gjermane e përmendin si këngëtaren e këtij hiti.

Dora ka nënshkruar së fundmi një kontratë me markën e famshme “Puma”, ndaj “She Got Moves” e prezanton këngëtaren shqiptare me publikun e huaj që ende nuk e njeh.

“Të marrësh pjesë në fushatën ‘Ajo Na Lëviz’ dhe ta përfaqësosh atë si e bija e një emigranti që ka gjetur mesin e saj të artë të pavarësisë midis dy botëve kulturore do të thotë shumë për mua,”, citohet të ketë thënë Dhurata.