Afërdita Dreshaj u bë nënë rreth 2 muaj më parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin vendosi ta pagëzonte me emrin Sky Blue. Gjatë gjithë kësaj kohe ajo nuk është shkëputur për asnjë moment nga vogëlushi, përveç fundjavës që lamë pas kur vendosi të bënte një udhëtim me bashkëshortin.

Ndonëse të dy e shijuan kohën dedikuar njëri-tjetrit, duket se ky udhëtim pa të voglin e tyre nuk ka qenë i lehtë për çiftin. Së fundmi, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Afërdita tregoi se si ka shkuar udhëtimi i tyre i parë pa Sky Blue.

“Ishte e vështirë, kemi kontrolluar kamerën gjatë gjithë kohës dhe kemi parë fotot e videot e tij. por e dija që ai ishte i sigurt me mamin tim, dhe unë me bashkëshortin shijuam fundjavën vetëm për vete”, tha Dreshaj.

Edhe pse Sky është ende i vogël, ajo ka zbuluar se ai fle në një dhomë më vete dhe jo me ta siç bëjnë një pjesë e mirë e prindërve të rinj.

Sa i përket stërvitjes dhe peshës trupore, Afërdita ka treguar se ka ende shumë punë për t’ju rikthyer formave të mëparshme trupore, por për momentin po shijon djalin. Gjithashttu,Afërdita ka treguar se stërvitja gjatë shtatzënisë e ka ndihmuar shumë në procesin e lindjes.

“Unë mendoj që më ka ndihmuar shumë  stërvitja gjatë procesit të lindjes dhe gjatë shtatzënisë. Nuk kam pasur asnjë problem dhe rikuperimi ka qenë shumë më i shpejtë dhe i lehtë pas lindjes”, shprehet ajo.

“Nuk i jam rikthyer peshës sime të mëparshme, por nuk po nxitoj. Duke bërë gjërat e duhura  ngadalë, duke ngrënë shëndetshëm, duke u stërvitur dhe duke shijuar vogëlushin tim”.