Prova e kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother Vip” është fikja e gongut për 10 sekonda. Banorët vrapojnë për të fikur alarmin ndërsa kur kishte radhën modelja Beniada Nishani, vrapoi nga dhoma në kuzhinë por u rrëzua keq.

Ajo është vrarë tek krahu dhe nuk ka arritur të lëvizë për disa sekonda.

Të gjithë banorët janë mbledhur rreth saj, të cilët janë munduar që ta qetësojnë. Beatrix ka tentuar që ta kthejë situatën në humor duke i thënë ‘I fiton provat me gjak’.

Ndërkohë balerini Ilir Shaqiri i ka vendosur akull tek brryli.